Aniston pergenjeshtron: Nuk jam shtatezane

12/03/2009 19:20

Aktorja amerikane Jennifer Aniston pergenjeshtron lajmin se eshte ne pritje te nje femije me te fejuarin e saj John Mayer.

Edhe pse prej disa ditesh mediat gossip trumbetuan me te madhe se protagonistja e “Friends” ishte shtetezane, vete aktorja ka deklaruar se nje gje e tille nuk eshte e vertete. “Jam ne momentin me te mire te jetes time. Asnjehere nuk jam ndier me mire fizikisht dhe profesionalisht. Jam nje femer vertete me fat. Do me pelqente qe nje dite te behem mama por jeta eshte e tille. Nuk e di aspak cfare me ka rezervuar e ardhmja”, shprehet Aniston.

Ne vijim te deklarates, ajo ve ne dukje ambicjet qe ka pasur qysh ne femijeri. “Nuk kam qene asnjehere nje femer qe enderronte nje shtepi dhe familje ne Connecticut. Eshte me mire te jetosh cdo sekonde. Perpiqem te jetoj te tashmen”, perfundon ajo.

Me kete pergenjeshtrim, te gjithe fansat qe enderronin te shikonin aktoren me barkun e fryre, do te zhgenjehen. Nga ana tjeter, kjo deklarate duket paksa kontradiktore, pasi lidhja me Brad Pitt u ftoh pikerisht ne momentin qe Aniston kerkoi te lindte  nje femije.

 

Top Channel