
Manchester City duhet te beje kujdes, pasi pervec blerjeve te reja, duhet te ktheje syte nga grupi aktual sepse mund te shkeputet nje element shume i rendesishem i skuadres.
Behet fjale per mbrojtesin e ri te kombetares U-21 Micah Richards qe po vezhgohet me kujdes nga disa klube te medha ne Angli. Londinezet e Arsenal dhe Tottenham kane nisur nje “lufte” te heshtur per te fituar sherbimet e te riut te talentuar edhe pse ne pamje te pare duket e veshtire qe ai te largohet nga skuadra “citizens”.
Ne listen skuadrave adhuruese per Richards kohet e funsit eshte shtuar edhe Liverpool, pasi trajneri Benitez eshte nje adhurues i madh i tij. Aktualisht, 21 vjecari po ngroh stolin sepse trajneri Mark Hughes nuk ka besim te plote, por ne te ardhmen mendohet se ai do te jete nje nga elementet me te rendesishem te nje skuadre me te ardhme te madhe te projektuar nga grupi arab.
Top Channel