
Percaktohen ciftet gjysmefinaliste te Kupes se Shqiperise ne futboll. Dinamo dhe Shkumbini do perplasen ne kete faze per te percaktuar skuadren finaliste, ndersa Tirana do ndeshet me Partizanin.
Blute e kryeqytetit e kane mbyllur ne barazim pa gola ndeshjen e kthimit me Vllaznine pasi fituan 2-1 ne “Loro Borici”. Pas perfundimit te ndeshjes ka pasur nje reagim te skuadres se Vllaznise per nje shkelje sipas tyre nga ana e Dinamos e cila ka aktivizuar ne kete ndeshje Elis Bakajn, lojtarin qe moren ne fillim te tetij viti nga Partizani. Ne baze te rregullores neni 36 pika 25 nje lojtar qe aktivizohet ne kupe me nje skuader nuk mund te luaj brenda sezonit me nje skuader tjeter. Kjo shkelje parashikon nje fitore ne tavoline te Vllaznise 2-0 qe do te sillte kualifikimin e menjehershem te skuadres shkodrane per ne gjysmefinalen e kupes.
Surprizen e ka bere Shkumbini ndaj Beses edhe pse takimi i pare ishte mbyllur ne barazim 1-1. Skuadra peqinase ka shenuar ne minuten e 90-te te takimit me ane te autogolit te Ishkes, duke nxjerre jashte kompeticionit skuadren kavajase.
Nderkohe, Tirana e Agustin Koles ka treguar “muskujt” ne Elbasan, duke fituar me rezultatin e paster 2-0 edhe pse ne ndeshjen e pare kishte barazuar 0-0. Golat e ketij takimi u shenuan nga Patushi ne minuten e 9-te dhe Xhafa 3 minuta me pas.
Ne gjysmefinale, Tirana do ndeshet me Partizanin qe ka siguruar nje kualifikim shume te veshtire ndaj Flamurtarit. Te kuqte fituan 1-0, me te njejtin rezultat qe humben ne transferte, duke e cuar ndeshjen nga pika e 11 metershave ku jane treguar me te sakte, duke shenuar 5 gola kundrejt 4 te vlonjateve.
Top Channel