
Roberto Donadoni është trajneri i ri i Napolit. Ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë ka zëvendësuar Edi Rejan, i cili u shkarkuar nga presidenti De Laurentis një ditë më parë.
Kanë qenë rezultatet e dobeta të Rejas, 2 pikë në 9 ndeshje që kanë detyruar presidentin ta zëvendësojë me Donadonin i cili ka firmosur një kontratë për 2 vjet.
Në fillim është diskutuar që Reja do të qëndronte nën drejtimin e Napolit deri ditën e diel pasi të zhvillohet edhe ndeshja e radhës në Rexhio Kalabria, por mbrëmjen e së martës presidenti ka ndryshuar mendje.
45-vjecari Donadoni kthehet në pankinë pas eksperiencës që pati me përfaqësuesen italiane, e cila u mbyll pas europianit të 2008-s, ku u mund nga Spanja.
Nën drejtimin e kombëtares Donadoni ka zhvilluar 23 ndeshje nga këto 13 i ka fituar ka 5 barazime dhe 5 humbje. Të mërkurën në mesditë do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i Roberto Donadonit në zyrat e klubit të Napolit.
Top Channel