“Pango”, Cakuli: Nuk ka shkelje te privatesise

11/03/2009 23:35

Drejtori i emisionit “Fiks fare”, Filip Cakuli eshte shprehur per here te pare ne media pas publikimit te skandalit “Pango”. Ai e ka konsideruar ceshtjen e publikuar si nje rast te mirefillte investigativ dhe ne te nuk ka shkelje te privatesise.

Sipas Cakulit, nuk ka shkelje te privatesise atje ku ka shkelje te ligjit.

“Eshte konstatuar nje shkelje flagrante e ligjit dhe ku ka shkelje te ligjit nuk ka privatesi”, u shpreh Cakuli ne “Top Show” ne Top Channel.

“Ne ne nje menyre ne jemi edhe aleat me qeverine, pasi ajo ka ne program per luftimin e korrupsionit. Ne veprojme me kamera te fshehta, ndersa qeveria me llafe”, tha Cakuli.

Top Channel