
Skuadra e Corinthias eshte transformuar ne nje nga me mediatiket ne Brazil dhe gjithe meriten per kete e ka sulmuesi Ronaldo qe shenoi golin e pare ne ndeshjen e rendesishme kunder Palmeiras.
Ish “Fenomeni” qe luajti vetem 26 minuta, dha sinjalin se deshira per t’u rikthyer ne nivelet me te larta eshte e madhe dhe tashme te gjithe syte jane kthyer nga ai. Pas operacionit ne gjurin e majte qe e la 13 muaj jashte fushave dhe problemeve disiplinore me klubin paulist, Ronaldo gezon mbeshtetjen e plote te presidences dhe trajnerit.
“Nuk kam akoma mundesine e shperthimit qe te gjithe njohin. Nuk kam thene asnjehere se jam ne 100 % te formes. Objektivi primar eshte te humbas 5 kg dhe te arrij kombetaren e Brazilit”, ka theksuar sulmuesi, i cili beson ne rikthimin e vertete.
Nderkohe, pergatitesi atletik i futbollistit konfirmon perparimet qe jane bere. “Nese shikojme minutat e luajtura, progresi eshte evident. Tani ka nje autonomi prej 60 minutash”, shprehet ai.
Top Channel