Konsulli cek: Kartat dhe vizat, ceshtje te ndryshme

09/03/2009 19:40

Pasi vizituan qendren e prodhimit te kartave te identitetit, konsujt e vendeve te Bashkimit Europian ne Tirane vleresuan procesin por thane se eshte ende heret te shpresojme se kjo do te zgjidhe ceshtjen e vizave.

“Ky eshte nje hap i rendesishem per Shqiperine, por ju lutem duhet te keni parasysh se kjo nuk do te thote qe cdo njeri qe sjell kete dokument apo pasaporten mund te marre nje vize”, ka deklaruar konsulli cek ne Tirane.

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni tha se kartat e reja jane nje dokument shume i sigurt dhe nje garanci e madhe per lehtesimin e vizave.

“Ajo pershtypja per nje sistem solid e te integruar, per standarte te sigurise se dokumentave dhe standarteve te larta te prodhimit, do te reflektohet ne kancelarite e shteteve te BE dhe besoj se do te kete efekt edhe ne ceshtjen e vizave”, ka pohuar Poni.

Nderkohe, kosnulli cek tha se ceshtjen e sigurise se dokumentit duhet ta analizojne vetem ekspertet. “Ne jemi diplomate dhe nuk mund te falsim per kete”, ka theksuar ai.

Top Channel