Fiken kompjuterat e doganave

09/03/2009 19:30

Sistemi i kontrollit elektronik te pasaportave ne pikat e kalimit kufitar te Shqiperise nuk funksionon dhe autoritetet kufitare u jane rikthyer regjistrave per te pare nese shtetasit qe hyjne dhe dalin nga vendi yne jane apo jo persona ne kerkim.

Shkak i bllokimit te kontrollit eshte mos pagesa e linjes satelitore per sistemin “Tims”, qe mban funksional komunikimin e kompjuterave ne te gjitha pikat kufitare shqiptare, si dhe me sistemin nderkombetar.

Pala italiane kerkon parapagimin e sherbimit per vitin 2009, gje qe legjislacioni shqiptar nuk e lejon. Vetem 10 per qind e shumes totale mund te behet parapagim, ndersa pjesa tjeter jepet ne afate te percaktuara ne kontrate.

Por pala italiane kembengul dhe kerkon gjetjen e nje zgjidhjeje nga qeveria shqiptare. “E kemi mbyllur sherbimin pasi nuk kemi marre pagesen. Ia kemi komunikuar kete qeverise, te ciles i kemi paraqitur edhe dokumentin e duhur dhe presim te marrim pergjigje”, ka deklaruar Laura Lazaretto, specialiste e “Dish Network” ne Itali.

Nderprerja e sistemit “Tims” ne pikat kufitare shqiptare ka krijuar kaos ne ditet e fundit, per shkak te procedurave me te zgjatura te kontrollit.

Por nderkohe, kontrolli me regjister, duke qene me pak i sigurt se ai elektronik mund te krijoje mundesine e kalimit edhe te personave ne kerkim.

Top Channel