Alba Parietti: Murinjo, mashkulli im ideal
09/03/2009 12:10
Traineret e tjere mund te mos e durojne dot, por publikut femeror i pelqen. Hoze Murinjo, traineri i Interit, jo vetem qe ka goditur si ciklon boten e futbollit italian, por edhe shume zemra femrash.
Prezantuesja e njohur Alba Parietti deklaroi per nje reviste se Murinjo ka te gjitha karakteristikat per ta pelqyer.
“Eshte plot defekte, narcizist patologjik, ka cmenduri ne sy, nuk i intereson ajo qe nuk i perket, madje eshte seksi. Eshte mashkulli im ideal”, ka thene Parietti.
Deklaratat showgirl jane pjese e nje hetimi te “Tv Sorrisi e Canzoni” qe ka intervistuar trainere, ish-futbolliste dhe komentatore televizite per te kuptuar nese behet fjale per nje gjeni mediatik, apo per nje provokues.
Top Channel