Irak, 11 viktima ne nje atentat kamikaz

08/03/2009 09:40

Nje atentat i dhunshem ka pergjakur Irakun mengjesin e sotem.

Bilanci fillestar i shperthimit ne qender te Bagdadit eshte 11 viktima, mes te cileve ndodhen edhe disa police. Kamikazi hodhi veten ne ere pasi mberriti me nje biciklete perpara akademise se policise, duke u gjendur ne mesin e nje turme. Sipas burimeve spitalore, numri i te plagosurve eshte rreth 20, disa prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore.

Prej disa muajsh, qendrat e rekrutimit te policeve jane vene ne shenjester nga grupet terroriste qe veprojne ne Irak. Deri ne keto momente, atentatin nuk e ka marre persiper asnje organizate ekstremiste islamike.

Top Channel