
Kishte kaluar 11 vjet ne qeli dhe atehere kur i kishte mbetur edhe pak kohe per te mbyllur denimin, 38-vjecari, Artan Dhaskali i ka dhene fund jetes ne burgun e Krujes duke lene ne mister shkaqet e vetvrasjes.
Viktima Artan Trifon Dhaskali nga Lushnja, ka perfituar nga 5 minutat e ndryshimit te turneve per t’u vetevarur me carcaf ne qeline ku vuante heqjen e lirise. Perkunder rasteve te ngjashme te vetvrasjeve ne burgje, 38-vjecari nuk ka lene asnje shpjegim cka i ka shtyre autoritete e burgjeve te hetojne mbi kete vetvrasje per te hedhur drite mbi motivet.
Megjithate burime jo zyrtare thane per Top Channel se i denuari mund te jete vetvrare per shkak se qe prej arrestimit te tij ate e kishte braktisur familja e tij cka i kishte sjelle edhe crregullime te forta psiqike.
38-vjecari kishte kryer krim ne familje duke vrare te vellane per motive banale dhe ai kurohej per depresion dhe mbahej ne mbikeqyrje te psikologeve. Madje sipas te njejtave burime i denuari perkunder sjelljes se tij agresive ditet e fundit ishte shfaqur me i qete, por kjo gje nuk ka lene dyshime tek autoritetet e burgjeve.
Artan Dhaskali ishte arrestuar me 1999 per akuzen e vrasjes ne qytetin e Lushnjes, si dhe per mbajtje armesh dhe municionesh luftarake pa leje. Gjykata e Lushnjes e denoi asokohe me 17 vjet heqje lirie, ndersa Apeli i Vlores dha vendim perfundimtar me 13 vjet burg.
Viktimes i kishin mbetur per te vuajtur edhe dy vjet burg dhe braktisja nga familjaret ka detyruar forcat e sigurise se burgjeve ta dergojne kufomen drejt Lushnjes me shpenzimet e tyre.
Top Channel