Aksident ne Vlore, vdes nje kalimtar
06/03/2009 09:20
Nje person ka humbur jeten nga nje aksident ne qytetin e Vlores.
Nje trailer me targa te Fierit ka goditur nje kalimtar te rastit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Viktima eshte nje 50-vjecar, identiteti i te cilit ende nuk eshte bere i ditur.
Aksidenti ndodhi ne rrugen Transballkanike, si pasoje e shpejtesise me te cilen udhetonte traileri. Drejtuesi i automjetit devijoi, doli nga rruga dhe perplasi kalimtarin.
Uniformat blu kane arrestuar drejtuesin e trailerit
Top Channel