Taksat, PS denoncon qeverine

05/03/2009 16:50

Nensekretari per programin Ilir Beqja tha se me 19 shkurt te ketij viti Ministria e Financave miratoi nje udhezim per formatimin e formularit dhe deklarimit te pageses se tatimit mbi te ardhurat personale te biznesit te vogel dhe se ky udhezim hyri ne fuqi pas 24 oresh.

“Ne daten 26 shkurt 2009, perseri Ministri i Financave, kesaj radhe bashke me Ministrin e Drejtesise, miratojne Udhezimin nr. 21 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne udhezimin “Per tatimin e Kalimit te se Drejtes se Pronesise se Paluajtshme. Me kete Udhezim, dy ministrat ne menyre antikushtetuese percaktojne cmimet me te cilat shqiptaret duhet te shesin e te blejne patundshmerite”, u shpreh Beqja.

Kushtetuta, tha Beqja percakton se Shqiperia eshte vend me ekonomi tregu te lire, por sipas tij antikushtetues eshte dhe percaktimi i mases se takses me udhezim ministrash, kur Kushtetuta argumenton nensekretari i PS-se thote se taksat caktohen me ligj.

Top Channel