
Ikona e muzikes pop Michael Jackson, ka njoftuar sot se do nise nje turne muzikor te cilin e ka quajtur “Final curtain call”.
Gjate nje konference per shtyp nga Londra, Jackson ka deklaruar se gjate turneut do kendoje kenget qe pelqejne me shume fansat e tij ne mbare boten. Te gjitha koncertet e Jackson do zhvillohen ne O2 Arena te Londres ku ai do performoje 10 here para fansave te tij.
Nepermjet nje deklarate te publikuar edhe ne faqen zyrtare te kengetarit ne internet, fansave u behet thirrje te shikojne me kujdes konferencen per shtyp dhe te regjistrohen per te perfituar biletat e koncerteve. Legjenda e muzikes pop eshte shfaqur para kamerave me 90 minuta vonese, ndersa deklarata per rikthimin ne skene ka zgjatur vetem 3 minuta.
O2 Arena eshte nje nga skenat me te dashura prej kengetareve. Vitin e shkuar Led Zeppelin bene rikthimin po ne kete vend, ndersa kane njoftuar per koncerte gjate ketij viti edhe Britney Spears, Pet Shop Boys e Lionel Richie.
Top Channel