Irak, 11 te vdekur dhe 33 te plagosur gjate sulmeve
05/03/2009 08:05
Rreth 11 irakiane kane humbur jeten dhe 33 te tjere jane plagosur gjate sulmeve te ndryshme, disa prej te cileve vetevrases, te ndodhur ne Bagdad dhe ne Mosul.
Sulmet kishin objektiv punonjes te policise dhe milicive qe luftojne Al Kaeden. Kater persona humben jeten ne Balad, ne veri te Bagdadit. Kater police u vrane dhe 33 te tjere u plagosen ne dy atentate kamikaze ne kryeqytet dhe Mosul.
Nje ushtar irakian u godit nga nje snajper ne Mosul se bashku me nje civil qe kalonte rrugen. Ne Kirkuk nje avokat shiit u vra ne zyren e tij.
Top Channel