Eminem rikthehet me 2 albume ne vitin 2009

05/03/2009 18:40

Eminem ka njoftuar zyrtarisht rikthimin ne boten e muzikes me daljen e albumit te tij te ri ne 15 maj te vitit 2009 pas 4 viteve pushim.

“Relapse” titullohet CD-ja e re, ndersa kenga qe do ta paraprije, publikohet ne daten 7 prill. Lajmi per albumin e ri qarkullonte qe gjate vitit te shkuar. Nderkohe, ne klasifikimet amerikane, kenga  “Crack A Bottle” nga Eminem, Dr. Dre dhe 50 Cent, ka pushtuar majat, duke zene vendin e pare mes 100 hiteve me te mira. “Crack A Bottle” do te perfshihet edhe ne albumin e ri te djalit nga Detroit.

Pervec lajmit per publikimin e albumit te tij te ri, fansat e Slim Shady kane marre nje tjeter lajm te mire, pasi kengetari i muzikes hip hop ka shume etje per muzike, duke nisur nga puna per nje tjeter album me titull “Relapse 2” qe pritet te dale ne pjesen e dyte te vitit 2009.

“Shume prisnin qe albumi te dilte vitin e shkuar. Keshtu ishte vendosur por une dhe Dre u kthyem ne studio per disa dite edhe pse qendruam per 6 muaj te tjere. Publikimi i Relapse 2 do u lejoje te gjitheve te degjojne me te miren nga hip hop-i”, shprehet kengetari amerikan me 75 milione disqe te shitur ne gjithe boten. 

 

Top Channel