Clinton ne Bruksel, per samitin e NATO-s

05/03/2009 08:55

Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ndodhet ne Bruksel, ku do te takohet me homologet e saj te NATO-s. Ne fokus te tyre do te jete ceshtja e Afgansitanit dhe marredheniet me Rusine.

Zedhenesi i NATO-s Xhejms Aparthurai tha se ministrat e Aleances duan te degjojne pikepamjet amerikane lidhur me keto ceshtje. Ministrat e NATO-s pritet te miratojne rifillimin e kontakteve zyrtare te nivelit te larte brenda kornizes se Keshillit NATO-Rusi.

Zedhenesi i NATO-s u shpreh se kjo mund te ndodhe shpejt, megjithese nuk eshte caktuar nje date.
Kontaktet u pezulluan gushtin e kaluar, pasi NATO e denoi Rusine per perdorimin e forces ushtarake ne luften me Gjeorgjine dhe njohja nga Rusia e rajoneve separatiste te Abkazise dhe Osetise Jugore si teresi territoriale te pavarura.

 

 

Top Channel