TCH i vjen ne ndihme 12 vjecarit Klinton

04/03/2009 20:25

Jeta e varfer e Klintonit, vogelushit 12 vjecar nga fshati Stapanice e Malisheves ka prekur zemrat e biznesmeneve dhe diplomateve njekohesisht.

Top Channel, i cili solli tregimin per jeten ne kushtet e varferise se skajshme qe ben vogelushi, se bashku me kompanine DigitAlb ka vendosur te ndihmoje familjen e varfer me 5000 euro.

“I falenderoj te gjithe ata qe kane vendosur te me ndihmojne, e vecanerisht televizionin Top Channel”, eshte shprehur i gezuar Klinton Krasniqi.

Edhe “Union Bank” ka vendosur te ofroje ndihmen e saj per familjen e varfer te Klintonit. Vogelushi dhe familja e tij ende nuk besojne se fati tashme iu ka trokitur ne dere dhe enderra e tyre per nje shtepi normale eshte ne prag te realizimit.

“Faleminderit per nderhyrjen tuaj. Femijet kane shume nevoja, ju e shikoni vete”, ka deklaruar i ati i femijes, Muse Krasniqi.

Por historia e vogelushit qe mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Klinton nuk ka mundur te kaloje pa u verejtur nga ambasada amerikane ne Shqiperi.

Pasi eshte transmetuar ne Top Channel pikerisht ne diten e pavaresise se Kosoves, kjo ambasade ka shprehur gatishmerine per te ndihmuar familjen e varfer.

Top Channel