Kriza prek moden, por sfilatat s’ndalen ne Milano

04/03/2009 09:00

Pavaresisht krizes qe ka prekur edhe pasarelat, ne Milano stilistet me me fame te modes kane prezantuar veshjet e reja, ku ka rene ne sy perdorimi i shume ngjyrave.

Stilistja Donatela Versace perdori gershetimin e aksesoreve dhe ngjyren e zeze dhe blu ne xhaketa dhe pallto. Fustane te ngushte, te mbushur me temina, taka te larta, ndersa ngjyrat dominuese ishin kobalti, jeshilja dhe ciklamina.

Nderkaq, Ruth u frymezua ne krijime nga piktori spanjoll Salvador Dali. Fustane lozonjare me ngjyra u prezantuan ne koleksionin e modes ne Milano. Fantazia solli fustane te shoqeruara me kapele me forma nga me te cuditshmet, te zbukurara me zogj, lule, cadra, kallinj misri, ndersa nuk munguan as mustaqet e famshme te piktorit Dali.

 

Top Channel