Amber Laura Heard mposht dyshen Johansson-Knightley

04/03/2009 18:50

Amber Laura Heard ka arritur te siguroje te drejten per te marre pjese si protagoniste ne nje film serioz.

E ka nisur karrieren me foto gjysme nudo ne revistat Maxim dhe FHM e me pas ka marre pjese ne serialet “North Country” dhe “Alpha Dog”, por tashme ajo do te luaje perkrah Johnny Depp ne “The Rum Diary”. Mes dy aktoreve jane parashikuar skena te nxehta dhe ky eshte maksimumi per Heard, e cila do punoje perkrah idhullit te saj.

“E respektoj shume per integritetin e tij dhe per zgjedhjet autentike qe ka bere”, shprehet aktorja ne nje interviste per revisten GQ. Filmi e ka huazuar subjektin nga romani i Hunter S. Thompson dhe ne te Heard eshte sensualja Chenault qe nis nje histori dashurie me shkrimtarin Paul Kemp te luajtur nga Johnny Depp.

Me tej, ajo hedh disa fjale jo shume te kendshme ne drejtim te kolegeve Keira Knightley e Scarlett Johansson. “Para se te mberrija tek ky rol kam marre disa goditje ne fytyre. Nuk mendoj per ato qe e kane humbur kete rol pasi kush e njeh ambientin e kupton qe jemi ne boten e drejte. Kam punuar vertete shume per te fituar rolin ne kete film dhe mendoj se e kam merituar”, thekson Amber Laura Heard, e cila mundi konkurrencen e dy aktoreve te konfirmuara tashme ne boten hollivudiane.

Top Channel