Abas: Izraeli te ndale kolonite

04/03/2009 17:15

Presidenti i Autoritetit Kombetar Palestinez, Mahmud Abas ka ritheksuar domosdoshmerine qe Izraeli te nderprese kolonite e tij ne Lindjen e Mesme.

Deklaraten e tij Abas e beri pas takimit me sekretaren amerikane te Shtetit Hillary Clinton, e cila nga ana e saj kritikoi planin izraelit per te shkaterruar shtepite e palestinezeve ne lindje te Jeruzalemit.

Ajo shtoi se SHBA jane te angazhuara per te cuar perpara procesin e paqes ne Lindjen e Mesme, ndersa Abas ka paralajmeruar Iranin qe te mos nderhyje ne ceshtjet e brendshme palestineze.

Top Channel