Terrorizmi, CIA pranon shkaterrimin e videove

03/03/2009 04:55

CIA ka pranuar se ka shkaterruar 92 video te seancave te marrjes ne pyetje te terroristeve, nje numer disa here me i madh se ai qe qarkullonte ne media.

E dhena eshte nxjerre nga nje leter derguar nga avokatet e qeverise per nje gjykates te Nju Jorkut ne lidhje me nje aksion ligjor te “American Civil Liberties Union”.

Sipas organizates, numri i madh i videove te shkaterruara tregon se CIA eshte perpjekur te fshehe sistematikisht provat e pyetjeve te paligjshme.

Top Channel