Obama, terhiqet mbi mburojen antirakete

03/03/2009 02:30

Presidenti amerikan Barak Obama ka hedhur nje hap tjeter te rendesishme qe mund te coje ne permiresimin e marredhenieve mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise.

Ai eshte shprehur i gatshem per te bllokuar projektin mbi mburojen hapesinore antirakete ne Evrope, e cila ishte nje nder ambiciet me te medha te administrates Bush.

Por nje gje e tille mund te ndodhe vetem nese Rusia do te ishte e gatshme te ndihmonte Shtetet e Bashkuara per te zgjidhur ceshtjen berthamore iraniane.

Kreu i Shtepise se Bardhe ia ka dorezuar propozimin homologut te tij rus, Dmitri Medvedev, nepermjet nje letre.

Top Channel