Gjermani, shembet ndertesa, 30 vete nen rrenoja

03/03/2009 17:00

Ne qytetin e Kelnit, ne perendim te Gjermanise, eshte rrezuar pallati ku ndodhen zyrat e arkives se shtetit duke zene nen germadha rreth 30 persona.

Lajmin e bejne te ditur mediat gjermane, sipas te cilave personat ne fjale mund te kene humbur edhe jeten, por ende nuk ka nje konfirmim.

Sipas burimeve, nga shembja e nderteses kane mbetur te plagosur edhe disa persona qe ndodheshin jashte saj, nderkohe qe disa makina jane mbuluar nga rrenojat.

Ne vendngjarje ndodhen 180 anetare te skuadrave te shpetimit, te cilet po punojne per nxjerrjen e trupave. Shkaqet e shembjes se nderteses jane ende te panjohura.

Top Channel