Basha cakton kater ambasadore te rinj

03/03/2009 08:40

Ministri i Jashtem Lulzim Basha ka perzgjedhur kater emra per ambasadore, qe do te diskutohen ne Komisionin Parlamentar te Politikes se Jashtme.

Ata jane Gazmend Barbullushi, Holande; Fatos Kercuku, Indi; Nuri Domi, Egjipt dhe Sokol Gjoka, Rusi. Pervec ketyre emrave jane edhe tre emra qe presin firmen e kreut te shtetit; Valter Ibrahimi, Gjermani; Edmond Trako, Portugali dhe Shpetim Caushi, Serbi.

Ata u miratuan ne menyre te njeanshme para pak ditesh ne komisionin e jashtem, duke i kaluar Presidentit per dekretim. Pavaresisht ketyre emerimeve mbeten edhe disa erfaqesi diplomatike te vendit qe nuk kane plotesuar vendin e ambasadorit.

Dicka e tille ndodh me Francen, Spanjen, OKB-ne, Japonine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Opozita i ka kerkuar tashme mirekuptim mazhorances qe te mos zhvilloje seanca degjimore lidhur me emerimin e ambasadoreve.

Top Channel