SHBA, Holder: Jo perdorimit te “waterboarding”

02/03/2009 21:50

Ministri amerikan i Drejtesise, Eric Holder ka premtuar se administrata e presidentit Obama nuk do te praktikoje torturat gjate marrjes ne pyetje te te dyshuarve per terrorizem.

Deklaraten e tij Holder e beri gjate nje fjalimi ne organizaten Jewish Council of Public Affairs, ku ka riafirmuar qendrimin kunder torturave.

Tortura, e njohur ndryshe si “waterboarding” pasi parashikon nje simulim te mbytjes se te dyshuarve me uje, eshte perdorur ne vitet e fundit nga CIA. Por per momentin ne SHBA nuk rezulton se po aplikohet akoma.

Top Channel