
Sean Connery do t’i duhet te perballet me Gjykaten e Gjeneves ne Zvicer. Ai eshte denoncuar nga djali i nje miku dhe ortaku te tij ne biznes, te cilit i kishte huazuar para me interes ne fillim te viteve ’70.
Gazeta “Le Matin Dimanche” shkruan se aktori skocez kishte miqesi me biznesmenin Jean-René, emer i njohur ne tregun e pasurive te patundshme ne France, i cili vdiq ne 2002 nga nje semundje e rende. Ai kishte huazuar sasi te medha parash dhe kishte premtuar se do t’ia kthente ato dhjetefish.
Pervec parave Sean kishte marre borxh edhe tituj aksionere, pasuri luksoze dhe diamante. Huate rriteshin dhe koha e kthimit te tyre zgjatej. Por duke filluar nga vitit ’78 aktori me garancite qe merrte, nuk ishte me ne gjendje te mbulonte huate dhe nisi te shiste disa prej pronave te tij, mes te cilave nje rezidence franceze, per 15 milione franga.
Qe pas prekjes nga semundja punet e Jean-Renè, filluan te merrnin per keq. Tani i biri i trashegimtarit, Christian, nuk di cfare mund t’i kete lene i ati. Ai i ka shkruar aktorit qe jeton ne Bahamas, por nuk ka marre pergjigje dhe i eshte drejtuar drejtesise zviceriane. Djali thote se nuk do para, por vetem shpjegime. Connery duhet te paraqitet ditet e ardhshme ne gjykate.
Top Channel