Rihanna fal te dashurin, rikthehet me Chris Brown

28/02/2009 11:05

Ia ka falur dhunen qe e shperfytyroi dhe eshte kthyer te jetoje me te. Rihanna eshte pajtuar me te dashurin Chris Brown, ka njoftuar revista “People”.

Ata jetojne te dy nen te njejten cati, ne shtepine e mikut te perbashket, reperit Sean «Diddy» Combs ne plazhet e Miamit.

Dy te dashurit jane kthyer bashke tre jave pas incidentit, qe ndodhi mbremjen e ndarjes se cmimeve Grammy. “Jane bashke dhe po kujdesen per njeri-tjetrin”, ka deklaruar nje burim per revisten amerikane.

Thuhet se per 21- vjetorin e saj javen e kaluar, Brown i ka dhuruar nje byzylyk diamandi dhe permes nje telefonate i ka kerkuar falje mes loteve dhe i ka bere urimet e rastit.

Top Channel