
Tre ish-pengje te rebeleve te FARC kane derdhur nje lume kritikash ndaj bashkevuajteses, Ingrid Betancourt. Tre amerikane kane publikuar nje liber, ku shprehen se ish-kandidatja per presidente te Kolumbise, shquhej per egoizem dhe mendjemadhesi.
Ne librin “Out of Captivity” Thomas Howes, Keith Stansell e Marc Gonsalves, renditin kujtimet e bashkejeteses se tyre te gjate, te kaluar bashke me Betancourt.
“Ingrid na priti me ftohtesi, u ankohej rebeleve se nuk kishte me vend atje ku na mbanin, shpesh na vidhte ushqimin. Ishte egoiste dhe manipuluese, donte te ushtronte pushtet mbi te gjithe”, shkruhet ne liber. Por nje psikiater anglez, ekspert per ceshtjet e pengjeve, e ka quajtur librin te pazakonte.
“Eshte e papranueshme qe nje ish-peng te kritikoje publikisht nje tjeter bashkevuajtes, me te cilin ka ndare nje pervoje traumatike. Kush i mbijeton nje traume te tille perpiqet t’i fshehe tensionet e asaj kohe”, tha Keron Fletcher.
Top Channel