Obama sot njofton zvogelimin e trupave ne Irak
27/02/2009 08:00
Presidenti Obama pritet te beje sot te njohur propozimin e tij per zvogelimin e numrit te trupave amerikane ne Irak.
Obama do ta mbaje fjalimin ne kampin Lejeune te bazes se marines amerikane ne Karolinen e Veriut. Mijera marinsa nga kampi jane derguar ne Irak gjate viteve te luftes.
Gati 500 marinsa jane kthyer ne baze nga Iraku javen e kaluar dhe presidenti thote se planifikon te dergoje ne shtepite e tyre edhe shume marinsa te tjere gjate muajve te ardhshem.
Terheqja graduale e trupave amerikane nga Iraku ka qene nje nga premtimet e Obames gjate fushates se tij presidenciale te vitit te kaluar.
Top Channel