Obama, plan triliona dollaresh per buxhetin

27/02/2009 20:00

Kjo jave ka qene java e buxhetit ne SHBA. Mediat, gazetat dhe televizionet po trajtojne me tituj te medhenj masat e presidentit Barack Obama, i cili shpreson te realizoje disa ndryshime me nje buxhet me triliona dollare.

Obama do te perdore kapitalin politik, ai po vendos perparesi te reja si taksimi me i madh i te pasurve dhe taksimi shendetesor. Ekspertet mendojne se keto masa do te hasin kundershti ne Kongres.

Obama trashegoi nje deficit prej 1 trilion dollaresh nga administrata e kaluar dhe po mendon si te rregulloje buxhetin dhe si te investoje ne energji dhe shendetesi.

Me nje buxhet te tille, Obama do te rrise ndjeshem permasat e qeverise, gje qe bie ndesh me prirjet e republikaneve qe kerkojne nje qeveri te vogel.

Top Channel