
Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Boterore, zotohen te japin nje pakete ndihme prej 24.5 miliarde dollaresh, per Bankat e Europes Qendrore dhe Lindore, ne menyre qe ato te kalojne pasojat e renda te krizes ekonomike.
Vendet ku veprojne keto banka, po kalojne veshtiresi te medha nga recesioni ekonomik.
Fondet do t’i vijne ne ndihme biznesit te vogel. Letonia dhe Hungaria jane dy vendet qe e kane ndjere me shume krizen ekonomike. Iniciativa e perbashket dyvjecare parashikon financim per borxhet dhe stimulim per huamarrjet.
Nisma e referohet kryesisht vendeve te Evropes Lindore duke marre parasysh rrethanat makro-ekonomike dhe trysnine e madhe financiare me te cilat ato perballen.
Top Channel