Kine, murgu tibetian i ve flaken vetes
27/02/2009 17:50
Nje murg tibetian ne provincen e Sicuanit, qe vitin e kaluar u be teater i protestave gjaksore kunder autoriteteve kineze, i ka vene flaken vetes.
Lajmin e bejne te ditur nje grup aktivistesh tibetiane, sipas te cileve mugu e kreu aktin e tij pasi doli nga nje manastir ku kishte qendruar per disa minuta.
Sipas burimeve, ai u dogj duke mbajtur ne duar nje flamur tibetian me fotografine e liderit shpirteror Dalai Lama.
Djegia mendohet te kete qene nje shenje proteste ndaj regjimit te autoriteteve kineze.
Top Channel