Shkoder, fakte te reja per krimet ndaj kishes

26/02/2009 20:05

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka dale ne mbrojtje te amendamenteve te ligjit per demshperblimin e te denuarve politike.

Nisma ne fjale u paraqit zyrtarisht pak kohe me pare nga deputeti demokrat i Shkodres Astrit Bushati, por qe u kundershtua nga Ministria e Financave me argumentin se amendamentet shtyjne procesin e demshperblimit.

Zonja Topalli, e cila vizitoi nje ekspozite ne katedralen e Shkodres, ku pasqyrohej genocidi komunist kunder klerikeve, tha se amendamentet, megjithese shtojne dy kategori ne ligj, nuk do te pengojne procesin e demshperblimit te te denuarve, qe pritet te nise brenda pak diteve.

“Do parashikohet shperblimi edhe per ata qe s’kane pasur dokumenta per te vertetuar se njerezit e tyre jane pushkatuar e burgosur. Si dhe do te kihen parasysh edhe njerezit e klerikeve te ndryshem qe jane persekutuar”, ka deklaruar Topalli.

Kleriket te cilet kishin vene perballe veprat fetare dhe ato te realizmit socialist kane zbuluar edhe dokumentin e diktatorit Hoxha, ku kerkon ekzekutimin e 6 klerikeve te pare katolike ne 45-en.

Ne kete ekspozite, jane shfaqur per here te pare pamje nga hedhja ne ere e kishes se Vaut te Dejes. Per kryetaren e Kuvendit, keto deshmi jane nje apel per pendese te shoqerise dhe vazhdimit te betejes per denimin e krimeve te komunizmit.

“Nuk duhet te kemi njerez qe kane nje te kaluar te tille ne pushtet”, ka theksuar Topalli.

Top Channel