Raporti, Rama: Ndryshim emergjent i qeverisjes

26/02/2009 13:15

Kryetari socialist, Edi Rama, premton se qeverisja e re qe do te dale pas 28 qershorit, do t’i jape zgjidhje te gjitha problemeve qe ka sjelle kryeministri Sali Berisha, per shkak te te cilit, Shqiperia po kritikohet vazhdueshem nga institucionet nderkombetare.

Nje dite pas publikimit te raportit per te drejtat e njeriut te Departamentit Amerikan te Shtetit, Rama theksoi se menjehere pas zgjedhjeve, do te merren masa kunder varferise, korrupsionit dhe do te kete nje ndryshim te plote te kursit qe vendi ka ndjekur tre vitet e fundit.

“Qeveria e re do ta mbylle kapitullin e dhunes ndaj mediave, do te nisim nje lufte te ashper kunder korrupsionit dhe nuk do te lejojme sulmin e institucioneve te drejtesise”, u shpreh Rama.

Sipas tij, qeverisja e re do te jape edhe zgjidhjen per ceshtjen e ish-pronareve, te cilet ne keto tri vitet e fundit nuk kane marre te drejten per te patur pronen e tyre, madje jane lene pas dore, duke mos marre asnje fond prej qeverise.

“Qe Berisha do te sillej si komunist me ish-pronaret dhe si bajraktar me ndarjen e tyre, nuk e dyshonim, por qe pronaret do te merrnin me pak se ne qeverisjet e meparshme kjo eshte e patolerueshme”, u shpreh Rama.

Duke folur per Ligjin e Lustracionit, Rama theksoi se DASH ngriti te njejtja rezerva si opozita, ndaj theksoi se ndarja e domosdoshme nga e shkuara komuniste, duhet te jete permes nje projekti konsensual.

Top Channel