Kriza, PS akuza qeverise dhe bankes

25/02/2009 20:10

Opozita ka prekur sot ne publik nje problem qe po behet jo pak shqetesues per qytetaret, ate te zhvleresimit te lekut.

Deputeti Marko Bello thote se goditjet e rrezikshme qe po ndodhin ne kursin e kembimit mund te ishin evituar nese qeveria dhe autoritetet e tjera pergjegjese do t’u kishin paraprire atyre me masat e duhura.

“Banka e Shqiperise eshte e vonuar ne reagime pasi duhet ta kishte parashikuar krizen dhe efektet dhe te kishte orientuar kredimarresit me monedhen vendase”, ka deklaruar Bello.

Per forcen me te madhe opozitare, sot vendi eshte i zhytur ne nje krize te thelle shumplaneshe.

“Ka nje zhvleresim te shpejte te monedhes vendase, rritje te cmimeve dhe thellim te varferise. Qeveria Berisha ka pasur me shume se 3 vjet e gjysme kohe qe te paraqiste nje pakete, por ajo nuk deshi apo nuk dinte. Prandaj ka ardhur koha qe Berisha te largohet”, ka shtuar Bello.

Dy muajt e fundit leku eshte zhvleresuar ndjeshem ndaj euros dhe dollarit, duke sjelle rritjen e interesave te kredise per me shume se 70 per qind te kredimarresve.

Top Channel