SHBA, pritet fjalimi i Obama para Kongresit
24/02/2009 16:50
Ne Shtetet e Bashkuara pritet fjalimi i pare i presidentit Barack Obama perpara dy Dhomave te Kongresit.
Kur eshte bere pak me shume se nje muaj qe nga marrja e detyres, Obama do t’iu paraqese parlamentareve amerikane linjat qe do te ndjeke gjate vitit te pare ne Shtepine e Bardhe, ne vecanti per te ndalur krizen ekonomike dhe per te shmangur humbjen e vendeve te punes.
Obama do te flase ne 21:00 me oren lokale, rreth 3 te mengjesit me oren tone, ne nje fjalim qe zevendeson ate mbi “Shtetin e Bashkimit”.
Ishte vete Obama qe kerkoi t’i fliste Kombit, edhe pse normalisht ne vitin e marrjes se detyres “Shteti i Bashkimit” zevendesohet nga fjalimi per marrjen e pushtetit.
Top Channel