Obama, fjalim para dy dhomave te Kongresit

24/02/2009 08:30

Presidenti Obama do te mbaje sonte nje fjalim perpara dy dhomave te Kongresit dhe kjo do te jete hera e pare qe ai do t’u drejtohet amerikaneve per sfidat me te cilat perballet vendi.

Pritet qe fjalimi te perqendrohet kryesisht tek ekonomia. Obama do ta shfrytezoje fjalimin per te parashtruar planet dhe perparesite. Ai beri nje peshkrim te shkurter te fjalimit gjate komenteve te bera ne samitin per ceshtjet ekonomike ne Shtepine e Bardhe, ku ishin mbledhur ligjvenes dhe eksperte per te diskutuar mbi menyrat e uljes se deficitit buxhetor.

Obama vuri ne dukje se ai trashegon nje deficit prej 1.3 trilion dollaresh nga administrata Bush. Ai tha se synimi i tij ta pergjysmoje kete deficit brenda kater vjetesh.

 

Top Channel