Witherspoon dhe Gyllenhaal, prane altarit

21/02/2009 14:10

Reese Witherspoon dhe Jake Gyllenhaal mund te martohen se shpejti. Zerat per dasmen qarkullojne prej kohesh, por jane nxitur me shume pasi aktori eshte pare ne nje argjendari ne Nju Jork.

Sipas revistes OK, ai ka blere unazen e marteses. “Jake ndenji per nje kohe te gjate ne nje dhome te rezervuar per te zgjedhur unazen. Ishte perfshire i teri ne kete pune dhe nuk dinte cilen te zgjidhte”, tha nje burim per revisten.

Gyllenhaah ka dale nga dyqani vetem pas kater oresh. Nuk dihet se kur mund te behet publike data e marteses, por as nese lajmi ka mbetur deri tek thashethemi.

Vete aktorja ne nje interviste pak kohe me pare ka deklaruar se historia me Jake po shkon shume mire, por nuk nxitohej per te caktuar daten e dasmes.

Top Channel