Rama: Keqqeverisja, tashme ne sistem

21/02/2009 15:25

Kreu socialist, Edi Rama,  ka ndaluar ne Librazhd ne kuader te turit te takimeve me rrjetin e vullnetareve.

Vizita e Rames ka nxitur interesin e banoreve, nje pjese e te cileve nuk kane patur mundesi te jene brenda salles se kino-teatrit dhe e kane pritur jashte ate.

Rama ka pershendetur dhe ka premtuar se do te kthehet serish ne Librazhd. Gjate fjales se tij kreu socialist eshte fokusuar ne keqqeverisjen dhe korrupsionin qe eshte kthyer tashme ne sistem, por shtoi se vizioni i PS-se eshte per rimekembjen e vendit.

Gjate takimit fjala e Rames eshte nderprere nga ikja e energjise elektrike.

Ne kete konteks Rama ka kritikuar qeverine per premtimet e pambajtura per 24 ore drita.

“Qytete si Librazhdi, nuk llogariten kur flitet per probleme. Mjafton qe te kete drita ne Tirane dhe ne qytete te medha. Ne nuk mund te lejojme qe te kete nje Shqiperi europiane ne Tirane dhe nje Shqiperi mesjetare ne qytete si Librazhdi”, u shpreh Rama.

Top Channel