Kercenime nga kartelet e droges, iken shefi i policise

21/02/2009 13:10

Kercenimet me vdekje nga kartelet e droges, e kane detyruar shefin e policise se qytetit Ciudad Juarez ne Meksike, te jape doreheqjen.

Robert Orduna la postin pas vrasjes se nje tjeter polici dhe te nje roje burgu, njoftoi kryetari i bashkise, Jose Reyes Ferriz. “Shefi i policise u terhoq, pasi nuk deshironte me te ishte pergjegjes per vrasje te tjera ne radhet e policise”, tha Reyes.

Qyteti shihet si nje pike tranzite e trafikut te droges drejt SHBA-se. Trafikantet e lendeve narkotike kane kryer disa ekzekutime ditet e fundit, pjese e nje fushate kunder qeverise.

Ata paralajmeruan se do te vrisnin nga nje polic cdo dy dite, nese shefi i policise nuk jepte doreheqjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA