Ulen temperaturat, shtohen te semuret me grip

20/02/2009 08:30

Temperaturat nen zero grace celsius, lageshtira, problemet me ngrohjen dhe daljet ne oret e para te mengjesit dhe te darkes, kane shtuar me tej te semuret me viroza.

Ashtu sic kishte parashikuar edhe Instituti i Shendetit Publik, kete vit ne muajt shkurt-mars do te regjistrohen edhe flukset me te medha te pacienteve, te cilet do te preken nga viroza e stines. Drejtoria e Epidemiologjise ne ISHP ka sqaruar se ndodhemi prane zones se “nxehte” te perhapjes se virozes.

Me shume se 11 mije persona jane prekur vetem gjate javeve te fundit nga viroza. Nderkohe qe zyrtarisht ndodhemi ne kohen kur ne vendin tone duhet te jete i pranishem gripi australian, qe pa prekur qindra persona ne te gjithe Evropen. Urgjencat e kryesore te spitalit “Nene Tereza” jane te mbushura plot me paciente.

Urgjenca e Pediatrise, Kardiologjise, ajo e Infektivit cdo dite mbushen me paciente nga i gjithe vendi. Edhe ne klinikat e lagjeve apo poliklinika gjendja e te prekurve nga viroza eshte renduar dhe te prekurit jane shtuar nga java ne jave. Simptomat e para te virozes jane keputje, dhembje koke, dhembje kycesh, temperature, djegie te fytit, apo edhe shqetesime gastro-intestinale.

 

Top Channel