Shfaqet ne internet fotoja e Rihannes, e shperfytyruar pas dhunes se ushtruar nga i dashuri Chris Brown.
Revista TMZ ka publikuar foton e fiksuar nga policet e Los Anxhelos, menjehere pas denoncimit se ishte rrahur nga kengetari. Shenjat e dhunes ne fytyren e 20-vjecares nuk kane nevoje per shume komente.
Ne kete gjendje Rihanna u dergua ne Cedars Sinai Medical Center ne Kaliforni, ndersa Brown u mor ne pyetje per aktin e dhunshem. Sipas policise, grindja mes dy te dashurve ka ndodhur ne makinen Lamborghini te Brown.
Revista Tmz shkruan se shkak per dhunen eshte bere xhelozia e saj, pasi kengetarja e ka akuzuar Brown se u kishte kushtuar me shume vemendje se c’duhet disa femrave gjate nje feste. Episodi i dhunshem coi ne mungesen e kengetares ne ceremonine e ndarjes se cmimeve Grammy Awards.
Top Channel