Kate Winslet: Asnje skene tjeter nudo

20/02/2009 12:35

Kate Winslet ka deklaruar se nuk deshiron me te zhvishet.

Kandidatja per cmimin Oscar eshte shfaqur ne disa skena nudo gjate realizimit te filmit “The Reader”, por tani i ka idete te qarta dhe thote se nuk do te pranoje me te zhvishet.

“Nuk besoj se do te me shihni me nudo ne filma te tjere”, tha 33-vjecarja, nene e dy femijeve.

Ne fakt, ajo eshte shfaqur nudo ne 10 filma te tjere, edhe pse ka shtuar se e ka pranuar ta beje ne rastet kur nudoja ishte e nevojshme per te perforcuar nje skene dhe per ta bere me te mire historine.

Top Channel