Jali, BB: Asnje marreveshje me qeverine

20/02/2009 01:20

Kryetari i Panelit te Inspektimit te Bankes Boterore, Werner Kiene ne nje interviste per BBC-ne, deklaroi se nuk ka patur nje marreveshje zyrtare me qeverine shqiptare per prishjen e ndertimeve ne Jal.

Ai thote se gabimi i bankes ishte pikerisht se nuk kishte raportuar per mungesen e kesaj kornize ligjore. Kiene tha se burimet e bankes u perdoren per prishjen e ndertimeve dhe kjo bie ndesh me politikat saj per raste te tilla. “Ne nuk mundemi as te hetojme qeverine shqiptare dhe as te pohojme ose te mohojme akuzat per korrupsion”, eshte shprehur Kiene.

Me poshte vijon intervista e plote e Kiene e dhene per BBC-ne:

– A mund te na shpjegoni me qarte se cfare jane keto gabime te bankes qe ju flisni ne raportin tuaj?

Kiene: Keto ishin gabime ne futjen e detajeve te projektit ne nje kornize te qarte, me fjale te tjera, qe te gjithe ta kuptojne se cilat ishin detyrimet e Bankes Boterore dhe cfare mund te jete dakorduar nga qeveria per te siguruar perparim te kenaqshem ose inicim te projektit. Ne kete rast te vecante ishte nje shqetesim se kur te jete bere planifikimi i tokes qe duhej kryer pergjate bregdetit jugor, do te mund te kishte edhe disa shembje te bera nga qeveria. Banka ka politika shume te posacme per te udhezuar keto lloj te te ashtuquajturave zhvendosje te pavullnetshme, ose me fjale te tjera kur njerezit duhet te largohen nga toka, ose ta japin ate ose pronen me qellim te krijimit te hapesires per nevojat e infrastruktures publike ose per qellime te tjera. Fillimisht kishte nje takim te bordit ne te cilin u prezantuan faktet rreth ketij projekti dhe bordi u informua per marreveshjen e qarte se si te merret me keto gjera. Kjo nuk korrespondonte me statusin aktual te nje marreveshje te tille. Kishte marreveshje gojore por nuk kishte asgje te shkruar.

Dhe zyrtaret e Bankes deshtuan qe te njoftojne Bordin per paqartesine e kesaj marreveshje. Ajo nuk ishte e shkruar dhe asnjehere nuk u be ne forme te shkruar. Ky problem nuk u manaxhua sic duhej dhe ai do te duhej te rishikohej me vone dhe ky rishikim do te tregonte se nuk kishte nje marreveshje te shkruar se si te zgjidhej problemi. Kjo pastaj duhej te kthehej tek Bordi por, meqe kishte zvarritje te projektit duket sikur e gjithe ideja ne nje fare menyre u harrua dhe u hoqen nga syte e atyre qe normalisht do te duhej ta mbikeqyrnin ate.

– E di se qeveria shqiptare i kerkoi Bankes Boterore kete projekt te vecante. A i mbetet faji vetem Bankes Boterore apo edhe qeveria shqiptare do te duhej te kishte percjelle me kujdes kete projekt?

Kiene: Me lejoni qe ta beje te qarte se cili eshte roli i panelit te inspektimit. Ky panel eshte nje mekanizem qe raporton drejtperdrejte tek Bordi dhe jo tek manaxhmenti ose te presidenti i Bankes, pra vetem tek bordi, per te hetuar nese Banka Boterore ka ndjekur politikat dhe procedurat e veta. Sipas definimit, ne nuk hetojme huamarresin, ne kete rast qeverine e Shqiperise ose ndonje institucion tjeter. Pra thjeshte ne shikojme nese Banka ka ndjekur politikat dhe procedurat e veta. Mund t’ju siguroj se Banka ka politika shume te sqaruara dhe ne syte e shume njerezve, e ketu pajtohem edhe une, politika dhe procedura shume te mira. Normalisht do te merrej si e qene se nese politikat dhe procedurat jane ndjekur projekti do te zbatohej pa probleme dhe nuk do te krijonte keso lloj problemesh te dores se dyte qe do te paraqiteshin. Ne kete kontekst e gjithe qasja jone perqendrohet ne Banke. Ne nuk jemi ne gjendje te themi, permes hetimeve tona, se kush tjeter mund te ishte perfshire. Per ne ishte me rendesi te tregojme per keto gabime te fillimit dhe faktin qe gabimet, se cdo gje nuk ishte ne rregull, nuk u permiresuan. Pastaj kur keto shembje u bene Banka deshtoi qe te informoje Bordin e saj per seriozitetin e nje situate qe nuk duhej te ndodhte brenda nje projekti te financuar nga Banka.

– E kuptoj se ju po thoni se po hetoni vete Banken Boterore. Por, qeveria shqiptare ka emeruar nje koordinator te saj per projektet e Bankes Boterore. Por a ka nje hetim qe po zhvillohet per te?

Kiene: Ne nuk e kemi hetuar zotin Malltezi. Na eshte dashur te vendosim dhe e kemi bere kete, se Njesia e Projektit ose njesia per zbatimin e te Projektit i ka informuar autoritetet ne sistemin shqiptar se po behen punime pergjate bregdetit jugor ne kete rajon te posacem te Jalit dhe se kjo u identifikua permes fotografive satelitore dhe proceseve te financuara nga Banka. Ceshtja me te cilen na u desh te merreshim ishte se kur burimet e fondit te Bankes u shfrytezuan,duhej te zbatoheshin paketat e posacme te politikave te Bankes, politika te zhvendosjes se pavullnetshme, kur njerezit te detyroheshin te largoheshin nga shtepite e tyre dhe tokat e tyre. Kjo ndodh normalisht. Krejt ajo qe ne nxorrem nga hetimet tona ishte qe i gjithe ky Projekt i Pastrimit te Zones Bregdetare po krijonte resurset qe financoheshin nga Banka dhe se keto resurse kishin funksione te nxitjes qe keto shembje te nxirren jashte historise se Shqiperise, dicka qe qeveria ka aplikuar me vite te tera, dhe qeveria e Shqiperise ka rregulla per te ndjekur.

Ne projekte te ketij lloji, huamarresi ne Afrike, ne Evrope apo kudo qofte, pajtohet te ndjeke rregullat e Bankes Boterore.Prandaj, raporti yne, nese e lexoni vendos kete nderlidhje se ishte nje vendim nga njesia e zbatimit te projektit dhe kreut te kesaj njesie, per te transferuar keto informata tek njesite e tjera te qeverise qe implikon Banken ne kete aksion te vecante.

– Doni te thoni se ky eshte faji i njesise?

Kiene: Duhet te kishte patur nje qendrim te qarte se burimet e Bankes nuk mund te perdoren per te nisur shembje pa u kuptuar qarte se heqja e pronesise se tokes dhe shtepive duhet bere ne baze te politikave te Bankes. Pra ne mendojme se projekti nuk ishte aq i kujdesshem ne lidhje me perdorimin e burimeve, por deri ketu mund te shkoje hetimi yne.

– Si ka mundesi qe Banka Boterore te beje gabime kaq te medha sic i quani ju ne raport?

Kiene: Pati nje pergjigje me te vertete serioze te cilen mund ta keni pare ose do ta shihni ne faqen tone te internetit brenda 24 oresh ku theksohet se shume shume gjera u bene gabim; pati edhe nje takim po aq serioz te marten te Bordit ku presidenti i Bankes Boterore dhe stafi i tij me i larte thane se ishte e tmerrshme qe kishin ndodhur gjera te tilla . Mund ta permbledhesh thjesht si prishje totale e komunikimit brenda hierarkive te perfshira ne te. Kishte njerez qe mendonin se kishin marreveshje, dhe keto jane gjera shume serioze kur ke marreveshje me nje qeveri sovrane duhet te sigurohesh qe e ke kete marreveshje. Pastaj kishte nje qendrim ku nuk pranohej se ekzistonte nje problem, une e quaj “qendrim i i te pagabueshmit” , njerezit nuk donin t’i tregonin shefave te tyre se tyre “kemi nje problem dhe na duhet ta zgjidhim”. Pra Banka merr pergjegjesi te plote per keto probleme, kjo nuk u manaxhua ne menyre korrekte dhe tani sigurisht po behet hetim per te pare se kush shtyu ke!

– Ne shtyp ka patur akuza dhe permendet fjala korrupsion? Gjetet ju kete?

Kiene: Me lejo te shpjegoj se pse ne morrem hapin e pazakonte dhe raportuam ne lidhje me akuzat per korrupsion ne Shqiperi edhe pa patur nje mandat per t’i hetuar keto. Pas shembjeve, pati nje mision te ashtuquajtur faktmbledhes me staf te Bankes qe shkoi ne Shqiperi dhe i takon nje misioni te tille qe t’i raportoje shefave te vet se cfare ndodhi. Asnje nga keto probleme qe papritur i dolen Bankes Boterore, qe satelitet e saj u perdoren per te percaktuar ku do te ndodhnin shembjet, nuk ishin pjese e raportit. Ndersa ne Shqiperi ne ate kohe kur ndodhen keto shembje, dhe e raportojme kete fakt ne raportin tone, pati shume diskutime ne parlament, ne gazeta, pati akuza per korrupsion. Normalisht kjo nxit nje proces ne Banke per te qene teper e kujdesshme. Asnje nga keto nuk u njoftua, nuk u ndermor asnje veprim qe t’i pergjigjej kesaj. Per sa i perket Panelit te Inspektimit, sapo morem ankesen nga Shqiperia, ne morem nje raport nga manaxhmenti i cili i referohej shume misionit faktmbledhes, perseri pa permendur diskutimet serioze politike, akuzat per korrupsion, pra nje mungese pergjegjshmerie nga stafi i Bankes. Per kete ne raportojme dhe keto dy faqe nuk kishin qellim tjeter. Tani ne e dime se informacioni qe ne nxorrem nga burime te ndryshme ne ate kohe, po perdoret tani ne Shqiperi politikisht nga parti te ndryshme. Me duhet te theksoj se ne kemi nje mandat te qarte per te hetuar Banken dhe jo huamarresin dhe ne nuk beme hetim per te.
Ne nuk gjykojme dhe nuk mund te gjykojme per korrupsionin ne Shqiperi, dhe nuk e konfirmojme as nuk e mohojme ate.

Eshte nje situate shume e pazakonte sepse qeveria nuk ka nenshkruar asgje. Tani Banka dhe qeveria po mundohen te gjejne nje menyre per te perdorur fonde te Bankes Boterore per te ndihmuar ne zgjidhjen e ceshtjeve, por eshte shume e komplikuar.

Normalisht ne situate te tille do te duhej te kishte nje merreveshje ligjore mes nje vendi sovran Shqiperise dhe Bankes Boterore e cila do te percaktonte se si do te zbatohej ky projekt. Ne kete rast te vecante si te manaxhohet situata ku qeveria ka nje proces te vetin per t’u marre me vendbanimet e paligjshme qe nuk kane marre leje, kjo normalisht percaktohet ne nje dokument ligjor, asgje nuk u percaktua sepse qeveria nuk ra dakort te zbatonte politiken e Bankes.

– Si eshte e mundur qe Banka Boterore e vazhdoi kete projekt atehere?

Kiene: Kjo eshte tani ne te ashtuquajtur plan veprimi– Banka propozon per te mos e vazhduar ate element kritik, pra planifikimin i cili perseri qe mund te coje ne raste kur qeveria mund te mendoje se duhet te nderhyje per prishjen ne nje zone ku ka plane per projekte te Bankes Boterore. Pra ekzison plani per ta eklipsuar, per ta hequr kete nga projekti i cili ka komponente shtese p.sh ekziston plani i Porto Romano i cili ka pesuar degradim nga ana e ambjentit dhe nje pjese e projektit eshte te permiresohet situata e ambjentit aty- pra ka dy apo tre komponente shtese te cilat mund te vazhdojne pasi nuk jane prekur nga ky konfuzion ne lidhje me ate se si te izolohen nga keto shembje te dhimbshme.

– A do te thote kjo se projekti ne Jal do te ndalet?

Kiene: Persa i perket planifikimit, ai pothuajse ka mbaruar. Pati foto satelitore qe tregonin se cilat pjese duheshin perdorur per cfare qe pastaj solli debate politike dhe spekulime per ndonje veprim te padrejte. Banka nuk mund ta vazhdoje kete pjese te projektit, por eshte me se e gatshme te vazhdoje me gjera te tjera, por kjo eshte pjese e planit te veprimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA