Jeta e veshtire ne bore

19/02/2009 18:05

Debora ka zbardhur pjesen me te madhe te vendit, gjithe veriun, por edhe ne jug bardhesia eshte mbizoteruese ne gjithe horizontin.

Pavaresisht bukurise, jeta ne bore eshte shume e veshtire per banoret e zonave te thella apo fshatrat e mbuluar.

Ne Elbasan, shume komuna jane bllokuar tashme duke shtuar mungesat ne jeten e perditshme te tyre. “Jemi te bllokuar nga bora. Nuk kemi si te levizim”, shprehet nje banor.

Edhe mesimi eshte nderprere jo me urdher te drejtuesve te arsimit, por per shkak se femijet nuk mund te levizin ne shtresen e madhe te bores qe kalon mbi gjysme metri.

“Debora ka krijuar probleme ne blegtori dhe ne bllokimin e rrugeve. Gjithashtu, nga 4 shkolla 9 vjecare qe ka komuna, 3 funksionojne normalisht ndersa njera nuk funksionon pasi mesuesit vijne me makine dhe rruget jane te bllokuara”, deklarojne autoritetet lokale.

Ne Kruje e gjithe zona e malesise ndodhet nen bore dhe rruget jane bllokuar. Ata qe kane guxuar qe te kalojne ne keto rruge kane deshtuar. “Gjendja eshte shume e veshtire, s’ka ushqime s’ka asnje send”, thote nje banor. Te gjithe jane me shpresen qe mjetet borepastruese te shkojne deri ne fund te rrugeve per t’i hapur ato.

Qyteti i Lezhes eshte zbardhur mengjesin e sotem por pa shkaktuar probleme per qarkullimin e mjeteve dhe njerezve.

Ne Shkoder rreshjet e bores nisen mbremjen e djeshme dhe ne mengjes gjithcka ishte nen bore. Ne mengjes puna e pare ka qene hapja e rrugeve dhe riparimi i demeve te shkaktuara nga pesha e madhe e bores. Banoret e ketij qyteti nuk kishin pare kaq shume bore qe nga viti 1985.

Trashesia ka shkuar deri ne 40 centimetra duke bllokuar pothuajse te gjitha rruget e qytetit, si dhe levizjen ne drejtim te Tiranes. Mjetet borepastruese e kane hapur tashme rrugen dhe qarkullimi ka nisur.

Top Channel