Paketa antikrize, Qeveria pergatit masa lehtesuese

18/02/2009 17:00

Presioni në rritje i krizës botërore mbi ekonominë shqiptare e ka shtyre  qeverinë të mendojë per pergatitjen e një paketë lehtësuese për biznesin.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale pranë Ministrisë së Financave se  të parët që do të përfitojnë nga ky plan  janë ndërmarrjet më fason, të cilat eksportojnë me material gjysmë të gatshëm nga jashtë.

Burimet thonë për Top Channel se Ministria e Financave po mendon të rishikojë shkallën e amortizimit të makinerive, e cila aktualisht është në nivelin 15 për qind, me qëllim që të rrisë kapitalin e ndërmarrjeve.

Lehtësia e dytë që po mendohet është ajo e shtyrjes së afatit për për pagesën e kontributeve të punonjësve të rinj nga 1 muaj në një afat më të gjatë, i cili sipas të gjitha gjasave pritet të vendoset tre muaj. Burimet bëjnë të ditur se janë edhe disa masa të tjera lehtësuese, që po përgatiten për fasonistët, një pjesë e të cilave do t’i bëhen të njohura ndërmarrjeve të fasonit këtë të premte, gjatë një takimi me drejtuesit më të lartë të financave.

Takimi pritet të ketë debat pasi biznesi i fasonit nga ana e tij kërkon më tepër lehtësira, ku më kryesorja është ajo e heqjes së pagës referencë.
Burimet e mësipërme bëjnë të ditur se masa lehtësuese janë duke u marrë në shqyrtim edhe për kategoritë e tjera të biznesit, të cilat do të diskutohen në takimet të posacme mes Ministrisë së Financave dhe shoqatave të biznesit. Gjate vitit 2008  eksporti i tekstileve dhe kepuceve sektorit ishte 48.7 miliarde leke duke shenuara rritjen me te ulet me vetem 3. 6 perqind krahasuara e vitin 2007.   

Top Channel