Mallrat e “revolucionit” grek ne Gjirokaster

16/02/2009 15:35

Mallrat e grabitura gjate diteve te kaosit ne Athine shiten lirshem ne Shqiperi. Madje ne dyqanet e Gjirokastres,  mallrat e nje cilesie te larte, qe u vodhen nga dyqanet e luksit te kryeqytetit grek mund t’i gjesh me gjysmen e cmimit real te tyre.

Televizioni me i madh grek, Mega Channel ka transmetuar te shtunen ne mbremje nje investigim te gazetareve te emisionit “Fiks Fare” , ku ne pamje dhe intervista tregohet se si prodhimet e firmave me te medha ne bote, qe u bastisen nga dyqanet greke kane perfunduar ne Shqiperi, duke kaluar lirshem edhe doganat e dy shteteve.

Ne pamjet e emisionit “Fiks Fare” shfaqen njerez te blejne produkte te grabitura.

Madje shitesja e nje dyqani veshjesh pranon se malli hyn ne dogane e nje pohim te tille e ben edhe nje shites ne nje dyqan celularesh.

Top Channel