Madonna, ne nje film per Wallis Simpson

16/02/2009 12:30

Madonna ka ne plan te realizoje nje film per Wallis Simpson dhe marredhenien e saj skandaloze me ish-princin Eduard te Uellsit, e cila shkaktoi krize ne mbreteri.

“Ndihem shume e ngjashme me te. Te dyja jemi amerikane, qe jemi martuar me angleze”, eshte shprehur kengetarja. Madonna i ka shkruar mbretereshes Elisabet, mbeses se princit Eduard per t’i kerkuar leje per te xhiruar filmin.

Projekti ne fjale ishte lene per pak kohe menjane, per shkak te divorcit me regjisorin Guy Ritchie, por puna per realizmin mund te nise brenda ketij viti.

Romanca e Wallis me mbretin e ardhshem te Britanise, Eduardi VIII shkaktoi skandal, njesoj si lidhja e princit Carls me Kamilen.

Top Channel