Lezhe, vdes ne aksident foshnja

16/02/2009 15:55

Nje foshnje 2 muajshe eshte viktima me e fundit ne aksidentet automobilistike qe ndodhin ne rruget e vendit.

Foshnja ndodhej ne nje autoambulance te Peshkopise dhe po shoqerohej nga prinderit dhe nje infermiere e maternitetit te Dibres per ne Spitalin Pediatrik ne Tirane. Por automjeti me te cilin udhetonin, nje autoambulance eshte perplasur me dy automjete me targa te Lezhes dhe Lacit rreth ores 13 ne superstraden Lac-Fushe-Kruje.

Nga perplasja kane pesuar demtime, prinderit e foshnjes, nje grua e moshuar si dhe infermierja. Te gjithe te plagosurit ndodhen ne Spitalin Ushtarak jashte rrezikut per jeten.

Te tre drejtuesit e automjeteve te perfshire ne aksident ndodhen te shoqeruar nga policia, e cila po punon per zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel